Telegrafi

Përmbytjet dhe rrëshqitja e dheut ua marrin jetën 151 personave në Shri Lankë (Foto)

epaselect epa05994743 People walk in flood waters at Athwelthote in Baduraliya, some 98 kilometers from Colombo, Sri Lanka, 28 May 2017. Following a prolonged drought Sri Lanka has been hit with the monsoonal rains for the past few days causing heavy flooding and landslides in several parts of the island including its capital Colombo. The government's Disaster Management Centre confirmed that 100 deaths have been reported while 99 are missing and over 53,000 have been displaced. EPA/M.A.PUSHPA KUMARA

Së paku 151 persona kanë vdekur, pas përmbytjeve të mëdha dhe rrëshqitjeve të dheut në Shri Lankë. Numri i vdekjeve pritet të jetë shumë më i madh.

Autoritetet e sigurisë kanë thënë se vetëm një nga 112 të zhdukurit mund të jetë i gjallë, teksa kanë kërkuar ndihmën e të gjithëve që të dalin në kërkim, transmeton Telegrafi.

Regjionet perëndimore dhe jugore të vendit janë mbuluar nga uji, pasi dy ditë ka rënë shi i rrëmbyeshëm dhe për pasojë afro 500 mijë njerëz është dashur të zhvendosen.

Kombet e Bashkuara kanë deklaruar se po bëhen gati për ndihmë, ndërsa kanë dërguar deri më tani pajisje për pastrimin e ujit të pijes, tenda dhe gjëra elementare për ata që mbetën në qiell të hapur.

Megjithëse moti është përmirësuar, pritet që java që vjen të sjell edhe dy ditë shi të rrëmbyeshëm. /Telegrafi/