Kryeqyteti i Turqisë, Ankaraja, është përmbytur si pasojë e reshjeve të shumta të shiut.
Janë dashur vetëm 9 minuta reshje që rrugët e Ankarasë të kthehen në lumenj të rrëmbyeshëm.
Fatmirësisht nuk ka pasur viktima në njerëz, ndërsa gjashtë persona janë lënduar, përcjell bw.
Në pamjet shihen se si uji rrëmben makinat sikur të ishin barka të lehta.
Ndërsa drejtuesit e mjeteve kanë shpëtuar duke qëndruar mbi to sikur të ishin duke bërë serf.
Si pasojë në lagjen Mamak janë dëmtuar 25 biznese dhe më shumë se 160 makina.
Turqia do të vazhdojë të jetë e rrezikuar pasi ekspertët janë shprehur se reshjet do të vazhdojnë gjithë javës, të shoqëruara nga rrufetë.
https://www.youtube.com/watch?v=zA9N18MWbVY