Shqipëria tashmë e ka përmbysur epërsinë fillestare të Katarit dhe është në avantazh prej 2-1.
Pas një paraqitjeje shumë të mirë në këtë ndeshje, Ermir Lenjani u shndërrua në protagonist (40’).
Anësori shqiptar reagoi për mrekulli në zonë duke e kontrolluar mirë topin, u rrotullua dhe shënoi.
Kujtojmë që të parët në epërsi kaluan lojtarët e Katarit. Mirëpo, angazhimi i madh i futbollistëve kuqezinj u shpagua, fillimisht me barazimin e rezultatit përmes Arlind Ajetit dhe tash duke shënuar golin e avantazhit.
Dhe pas fillimit jo të mirë, Shqipëria e mbylli pjesën e parë me epërsi. /Telegrafi/
LIVE: Shqipëri – Katar