Site icon Telegrafi

Përmbyset vetura në Shkup, dy persona përfundojnë në spital

Dy persona kanë përfunduar në spital pas aksidentit të djeshëm në rrugën “Kuzman Josifovski Pitu” në Shkup, ku një veturë e tipit Fiat, e drejtuar nga 24-vjeçari me iniciale A.C. ka goditur rrethojën e bulevardit dhe është rrokullisur.

Rastin e kanë konfirmuar nga Ministria e Punëve të Brendshme.

“MPB njofton se ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:30 ndërsa 25-vjeçari D.T. ka marrë lëndime të rënda trupore të konstatuara në Qendrën Klinike në SHkup, kurse 26-vjeçari D.M. ka marrë lëndime të lehta të konstatuara në spitalin e Qytetit “Shën Klimenti i Ohrit”.

Nga MPB bëjnë thirrje që shoferët të respektojnë rregullat e trafikut.

Exit mobile version