Telegrafi

“Përmbyset” shtëpia e Big Brother VIP, banorët në kërkim të fajtorit

Foto: Top Channel

Në shtëpinë e Big Brother VIP dita-ditës po ndodhin ngjarje të ndryshme, të cilat po marrin vëmendjen e publikut.

Së fundmi, banorët janë befasuar kur me t’u zgjuar kanë parë se shtëpia ishte “përmbytur”.

Ata kanë gjetur orenditë e kthyer mbrapsht, rrobat e shthurura në dhomën e gjumit si dhe plot gjësende personale në banjo të hedhura poshtë.

Banorët kanë ngelur të habitur nga ky veprim, gjersa kanë filluar të diskutojnë mes vete.

Aktorja Arjola Demiri madje është shprehur duke thënë “mos kanë hyrë hajdutët”, duke parë rrëmujën që është shkaktuar.

Një ngjarje e tillë i ka lënë në diskutime të gjithë banorët e shtëpisë, në kërkim për të gjetur personin që e ka bërë këtë.

Mbrëmja e sotme e spektaklit të së premtes, do të zbulojë fajtorin e kësaj ngjarjeje brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri. /Telegrafi/

* BIG Brother VIP Albania mund ta ndiqni ekskluzivisht në platformën IPKO, në dy kanale HD, të dedikuara posaçërisht për të ndjekur banorët e shtëpisë më të famshme në Shqipëri, 24/7, pa pagesë shtesë, të numëruara 30 dhe 31 në listën e kanaleve, si dhe përmbledhjen javore në kanalin TOP Channel.</h4