Telegrafi

Përmbyset një makinë në rrugën Shkup – Tetovë, reshjet e shiut vështirësojnë qarkullimin

Foto: "SlobodenPecat"

Një aksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm në magjistralen Shkup – Tetovë. Për momentin nga MPB nuk ka detaje nëse ka të lënduar apo si ka ndodhur aksidenti.

Siç njofton “Sloboden Pechat” nga terreni, autostrada është e rrezikshme për vozitje për shkak të reshjeve të shiut, ndërsa në disa vende ka deri në 20 centimetra ujë.

Priten më shumë detaje nga policia në lidhje me aksidentin.