Telegrafi

Përmbyset një automjet në rrugën Tetovë-Shkup, lëndohen drejtuesi dhe tre udhëtarë

Një automjet i llojit „Mazda“, me regjistrim të Tetovës, sot pasdite rreth orës 18 e 1o minuta ka dalë nga autostrada Tetovë-Shkup, në afërsi të mbikalimin për fshatin Çiflik, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Nga SPB Tetova kanë deklaruar për Telegraf.mk që automjeti ka qenë i drejtuar nga 38 vjeçari A.R. nga Tetova. Përpos drejtuesit në automjet ka pasur edhe tre udhëtarë tjerë.

Në këtë aksident lëndime kanë përfituar vozitësi dhe tre bashkudhëtarët të cilët janë transferuar në Spitalin e Tetovës dhe pas ndihmës mjekësore janë lëshuar për shërim shtëpiak.

Nga SBP Tetova kanë theksuar se dalja nga rruga për shkak të shpejtësisë së pa përshtatur është bërë dukuri që brengos dhe se gjatë muajit qershor të këtij viti janë regjistruar 232 raste të drejtimit të automjeteve pa leje për qarkullim./Telegrafi/