Site icon Telegrafi

Përmbyset bota e Dani Alvesit shkaku i akuzave për përdhunim – futbollisti ka hyrë tani edhe në grevë urie

Dani Alves ka hyrë në grevë urie në burg pasi gruaja e tij i kërkoi ndarjen shkaku i akuzave se kishte përdhunuar një grua në një klub nate.

39-vjeçari, ish-ylli i futbollit të Brazilit dhe Barcelonës ka qenë në burg pasi u arrestua më 20 janar pas pretendimeve se kishte sulmuar një grua në fund të vitit të kaluar.

Gruaja e tij Joana Sanz vizitoi Alves në burg në shkurt mes raportimeve se modelja kishte kërkuar divorc.

Lexo po ashtu Një tjetër femër akuzon Dani Alvesin për sulm seksual

Sipas një raportimi të bërë nga televizioni spanjoll Cuatro, ai tani ka hyrë në grevë urie në burgun ku po mbahet.

Burimet i thanë transmetuesit që Alves është “plotësisht i shkatërruar dhe shumë nervoz” pasi 29-vjeçarja Joana i tha atij se e donte divorcin.

Kjo vjen pasi hoqi shumicën e fotove të saj me futbollistin nga Instagrami i saj, pasi ai thuhet  se kishte bërë seks konsensual me akuzuesen e tij  – pasi fillimisht e mohoi se e njihte.

Lexo po ashtu Dalin detaje të reja nga rasti i Dani Alvesit

Bukuroshja e lindur në Tenerife, e cila u martua me ish-mbrojtësin e Barcelonës, Alves në vitin 2017, nuk ka bërë ende asnjë koment zyrtar mbi raportin.

Alves u largua nga  klubi meksikan UNAM Pumas  pasi ai u ndalua në paraburgim nga një gjyqtar në Barcelonë.

Lexo po ashtu Zbulohen borxhet e Dani Alvesit, derisa po qëndron në burg

Gruaja 23-vjeçare pretendoi se ishte sulmuar nga Alves në Sutton në natën e 30 dhjetorit, duke çuar në arrestimin e tij më 20 janar.

Një gjykatës vendosi që Alves të mbahej në paraburgim dhe ai ka qenë në qeli që atëherë në një burg jashtë qytetit. /Telegrafi/

Exit mobile version