Telegrafi

Përmbysen rezultatet: PAN 39 deputetë, LVV 32 deputetë, LAA 29, minoritetet 20?

Numërimi i votave të diasporës dhe atyre me kusht ka përmbysur rezultatet zgjedhore për zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 11 qershorit në Kosovë.

Burimet e gazetës “Zëri” bëjnë të ditur se koalicioni PAN përfundimisht pritet t’i ketë 39 ulëse në Kuvendin e Kosovës, ashtu siç u bë e ditur fillimisht, përderisa numri i deputetëve të lëvizjes “Vetëvendosje” ka arritur në 32, një deputet më shumë se që ishte thënë fillimisht, ka bërë të ditur ky burim i “Zërit”.

Në anën tjetër, koalicioni LAA do t’i ketë vetëm 29 deputetë, jo siç ishte thënë fillimisht 30. Për deputetët minoritar janë në dispozicion 20 ulëse në Kuvend.