Sot, më 27 shkurt 2025, u mbajt konferenca përmbyllëse e projektit “Evokimi dhe Tërheqja e Trashëgimisë Kulturore – Antikiteti i Krishterë dhe Hamami Turk për Turizmin Kulturor”, e cila mblodhi përfaqësues nga institucionet lokale, media, biznesi privat, shoqatat dhe ekspertë të fushës.
Në këtë ngjarje, u prezantuan të arriturat e projektit, duke përfshirë aktivitetet kryesore dhe ndikimin e tyre në promovimin e trashëgimisë kulturore dhe turizmit ndërkufitar mes Kosovës dhe Malit të Zi.
Eventi i parë u mbajt në Beranë si një aktivitet rinor, i ndjekur nga një tjetër në Pejë.
Më pas, u organizuan dy evente të fokusuara tek bashkëpunimi mes operatorëve turistikë dhe komunave, ku njëri u zhvillua në Pejë dhe tjetri në Beranë.
Këto aktivitete synojnë të forcojnë bashkëpunimin ndërkufitar dhe të promovojnë trashëgiminë kulturore si potencial turistik.
Fokusi i këtij projekti është identifikimi, ngritja dhe prezantimi i trashëgimisë kulturore në Berane përmes antikitetit të krishterë në zonën e Tumbaricës, ndërsa në pjesën e Kosovës në Pejë të intervenohet në mbulimin e çatisë së Hamamit të Haxhi Beut me plumb, mbrojtjen dhe promovimin e tij si vlerë e trashëgimisë arkitekturore.
Një nga arritjet më të rëndësishme të projektit është krijimi i platformës online https://cultour-mne-kos.com
Kjo faqe ofron informacione mbi destinacionet historike, dokumentacion 3D dhe mundësi për bashkëpunim.
Platforma ndihmon në promovimin e trashëgimisë dhe fuqizimin e turizmit kulturor, duke e bërë më të arritshme për publikun më të gjerë.
Për më shumë informacion mbi projektin dhe aktivitetet e tij, vizitoni: https://cultour-mne-kos.com
Ky projekt është financuar nga EU-IPA fondet ne nivel ndërkufitar MNE-KS ndërsa është implementuar nga Muzeu Polimj nga Berane dhe shoqata Marimangat e Pejes.