Site icon Telegrafi

Përmbledhje pamjesh: Gjithçka çfarë ndodhi në aksionin për arrestimin e Marko Gjuriqit (Video)

Drejtori i Zyrës për Kosovë në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq është arrestuar dje në veri të Mitrovicës nga forcat speciale të Policisë së Kosovës.

Një veprim i tillë i forcave të policisë kishte ardhur pasi që Gjuriq ishte futur në territorin e Kosovës, pa marrë leje paraprakisht.

Gjuriq u arrestua dje në një takim në veri të Mitrovicë më pas ai u transferua në Prishtinë, ku u mor në pyetje dhe pastaj u dëbua në Serbi.

Lexo po ashtu Gjuriq, pas arrestimit në Kosovë: Derisa më godisnin, policët bënin edhe selfie (Video)

Dhe menjëherë pas arrestimit të tij kanë ardhur edhe reagimet nga Serbia.

Menjëherë pas kësaj, përkatësisht sot, presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, i shoqëruar nga Marko Gjuriq, kanë pritur në një takim përfaqësuesit e Listës Serbe.

Pas takimit, siç raportojnë mediat serbe, përcjell Telegrafi, Lista Serbe ka dalë me dy qëndrime.

I pari është se ata nuk do të jenë më pjesë e Qeverisë së Kosovës, ndërsa i dyti se ata më 20 prill do të formojnë Asociacionin e Komunave Serbe.

Më poshtë ua sjellim një video me disa nga pamjet kryesore me të cilat është karakterizuar operacioni i forcave speciale të Policisë së Kosovës. /Telegrafi/

Exit mobile version