Telegrafi

Përmbledhje nga paraqitja e Maguire në miqësoren United-Palace është vërtetë mbresëlënëse

Ndoshta Harry Maguire nuk është aq i dobët sa e bëjnë tifozët e Manchester United.

Të martën mbrëma në Melbourne Cricket Ground, në Australi, anglezi në mënyrë të çuditshme e gjeti veten duke u fishkëllyer nga tifozët, gjatë miqësores para sezonit të United me Crystal Palace.

Qendërmbrojtësi nuk është me të vërtetë një figurë e popullarizuar në mesin e tifozëve, kryesisht për shkak të paraqitjeve të tij, dhe ishte një surprizë që Erik ten Hag e mbajti atë si kapiten.

Lexo po ashtu Sa herë që e preku topin, Maguire u vërshëllye nga tifozët e Unitedit - por ai i "heshti" me një pasim maestral

Megjithatë, përtej sulmeve, Maguire pati një lojë të shkëlqyer, pasi skuadra e Ten Hag vazhdoi rekordin e tyre të përsosur në parasezon me një fitore 3-1, në tre takime.

Kaq i mirë ishte kapiteni, saqë thjesht duhej të bëhej një video përmbledhëse e pikave të tij personale, dhe është e vështirë të argumentosh se sa mirë duket.

Lexo po ashtu Cristiano Ronaldo zhgënjeu tre bashkëlojtarë të Man United, ndërsa tani e kërkon largimin nga klubi

29-vjeçari dukej një lojtar vërtetë solid në pjesën e pasme, duke fituar duele në ajër dhe duke dalë përpara për të lëshuar gjuajtja dhe bllokuar aksione, dhe puna e tij me top ishte gjithashtu një kënaqësi.

Stili i lojës së Ten Hag, ose “Ten Hag Ball” siç është quajtur nga tifozët e emocionuar të United në mediat sociale, sigurisht që mund t’i përshtatet ish-lojtarit të Leicester City. /Telegrafi/

https://www.youtube.com/watch?v=-cagbv6iZdA

https://www.youtube.com/watch?v=ACw1ZN1wjEY&ab_channel=CapoBall