Ndoshta Harry Maguire nuk është aq i dobët sa e bëjnë tifozët e Manchester United.
Të martën mbrëma në Melbourne Cricket Ground, në Australi, anglezi në mënyrë të çuditshme e gjeti veten duke u fishkëllyer nga tifozët, gjatë miqësores para sezonit të United me Crystal Palace.
Qendërmbrojtësi nuk është me të vërtetë një figurë e popullarizuar në mesin e tifozëve, kryesisht për shkak të paraqitjeve të tij, dhe ishte një surprizë që Erik ten Hag e mbajti atë si kapiten.
Megjithatë, përtej sulmeve, Maguire pati një lojë të shkëlqyer, pasi skuadra e Ten Hag vazhdoi rekordin e tyre të përsosur në parasezon me një fitore 3-1, në tre takime.
Kaq i mirë ishte kapiteni, saqë thjesht duhej të bëhej një video përmbledhëse e pikave të tij personale, dhe është e vështirë të argumentosh se sa mirë duket.
29-vjeçari dukej një lojtar vërtetë solid në pjesën e pasme, duke fituar duele në ajër dhe duke dalë përpara për të lëshuar gjuajtja dhe bllokuar aksione, dhe puna e tij me top ishte gjithashtu një kënaqësi.
Stili i lojës së Ten Hag, ose “Ten Hag Ball” siç është quajtur nga tifozët e emocionuar të United në mediat sociale, sigurisht që mund t’i përshtatet ish-lojtarit të Leicester City. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=-cagbv6iZdA
https://www.youtube.com/watch?v=ACw1ZN1wjEY&ab_channel=CapoBall