Site icon Telegrafi

Përmbledhje e raportit të ekspertëve ndërkombëtarë për demarkacionin (Video)

Pas dy javë punë intensive, komisioni ad-hoc për demarkacionin ka dalë me qëndrimet e tij për këtë proces, raporton KTV.

Fillimisht, themeluesja e këtij komisioni presidentja Jahjaga, ka bërë të ditur se komisioni, nuk ka gjetur shkelje në procesin e demarkacionit. Pas saj, anëtarët e komisionit kanë folur ndarazi për fushat e tyre të ekspertizës por edhe për të gjeturat nga terreni e takimet që kanë pasur.

“Kemi gjetur se komisioni shtetëror i Kosovës, ka qenë i vendosur në një themel të fortë. Procesi kishte një bazë të fortë ligjore. Për shkak të këtij fakti, kemi gjetur se këndi apo aspekti ligjor i procesit dhe puna e komisionit ka pasur legjitimitet” ka deklaruar Fletcher Burton.Kontestimet që iu janë bërë procesit nga opozita, i ka hedhur poshtë Fred Newton, pasi sipas tij, nuk ka bazë për pretendimet e tyre.

Gjithashtu edhe gjeodeti gjerman, anëtari i tretë i komisionit, Herbert Ëilmes, ka thënë se dy komisionet shtetërore, ai i Kosovës dhe ai nga Mali i Zi, kanë përdorur teknikat më të mira të disponueshme. Para kësaj, çështja e demarkacionit me Malin e Zi pati ngjallur shumë reagime. Ndërsa pretendohej se Kosova me këtë vijë kufitare humbë 8 mijë hektarë tokë.

Exit mobile version