Telegrafi

Përmbledhje e planit të Policisë së Kosovës për ta ndalur trenin serb (Video)

Pasditen e së shtunës, dhjetëra pjesëtarë të forcave speciale të Kosovës u përgatiten fort në hyrje të Mitrovicës, para se të marrin rrugën drejt veriut të vendit, njofton Klan Kosova.

Bëhet edhe përcaktimi i detyrave për pjesëtarët. Këtu erdhën edhe mjete të blinduara të këtij njësiti.

Kësaj here janë më të përgatitur se asnjëherë më parë për misionin që kanë përpara. Ata nuk duhej të lejonin hyrjen e këtij treni serb – që pasditen e 14 janarit destinacion kishte veriun e Mitrovicës, pa marr lejen e autoriteteve kosovare.

Këto mjete erdhën për t’ju bashkangjitur edhe shumë të tjerave që si vend stacionim të tyre kanë daljen e fshatit Leshak të Leposaviqit.

Këtë pozicion forcat speciale nuk lëshuan për disa orë.

E, për t’i ndalur rrugën trenit me mbishkrime nacionaliste serbe, ishte bërë gati edhe kjo lokomotivë që ishte e pozicionuar në stacionin jugor të Mitrovicës. Por, asnjëri mjet nuk pati nevojë të futej në veprim.

Në këso situate misioni i ruajtësve të rendit përfundoi me sukses. /Klan Kosova/