Dy persona janë arrestuar në 24 orët e fundit si të dyshuar në lidhje me rekrutim për terrorizëm, raporton KTV.
Njëri nga personat e arrestuar është Fatos Rizvanolli, ndaj të cilit janë duke u zhvilluar hetime që nga viti 2014.
Policia ka bastisur edhe lokalet e të dyshuarit në Prishtinë.
Rizvanolli, pronar i biznesit “Rent a car Tosi”, dyshohet se ka kryer transportin e kosovarëve për në Siri si dhe ka mbuluar financiarisht udhëtimet e tyre për t’iu bashkuar grupeve terroriste.
Për të dyshuarin ekziston dyshimi i bazuar se i njëjti ka kryer veprat penale rekrutim për terrorizëm, organizim dhe pjesëmarrje në grup terrorist, si dhe për veprën lehtësim në kryerjen e terrorizmit.
Lidhur me mbështetje dhe financim të terrorizmit, Policia të martën ka arrestuar një person në rajonin e Prizrenit. P.D. dyshohet se ka financuar dy persona për të shkuar në luftën e Sirisë.