Site icon Telegrafi

Përmbledhje ditore e “Big Brother Albania 9” (Video)

Edhe pse është vetëm dita e tretë për banorët në shtëpinë e Big Brother, debatet mes tyre kanë nisur dhe “lufta” duket e fortë.

Në qendër të tyre janë vënë Danjeli dhe Ervini, të cilët nuk kanë kursyer as ofendimet.

Ejona dhe Ademi janë veçuar nga çiftet e tjera dhe kanë diskutuar në lidhje me sjelljen e tyre.

Adi i ka thënë partneres që të ketë kujdes në marrëdhëniet me të tjerët, pasi jo të gjithë janë të sinqertë në shoqërinë me të, sipas tij.

Damiano duket i interesuar për Sidritën, teksa e pyet atë nëse është në lidhje. Por, në anën tjetër është Armela ajo që duket se e pëlqen atë.

“Është shumë i ëmbël, si limoni”, ka pohuar ajo. /TCH/Telegrafi/

Exit mobile version