Telegrafi

Përmbledhje: ‘Dasma e vitit’, gjithçka që ndodhi në martesën e Getoar Selimit dhe Marina Vjollcës (Foto/Video)

Dje më datë 10 shtator, reperi i njohur Getoar Selimi dhe prezantuesja Marina Vjollca i dhanë fund beqarisë së tyre.

Dyshja kurorëzuan dashurinë e tyre me martesë në një dasmë madhështore të organizuar në Gjirin e Lalëzit, shkruan Telegrafi.

Çifti Getoar Selimi dhe Marina Vjollca

Një dasmë me mbi 300 të ftuar, ku nuk munguan shumë personazhe VIP, bëri që nata e mbrëmshme të marrë epitetin si “Dasma e Vitit”.

Marina dhe Geti i thonë po njëri-tjetrit në altar

Gjithçka nisi me ardhjen e të ftuarve, të cilët u akomoduan në ambientin e rregulluar me shije dhe elegancë, enkas për dy yjet e mbrëmjes.

Gjithçka ishte rregulluar me shije për dasmën e vitit

Pak çaste më vonë, në ambientin e betimit u gjend reperi Geti, i cili po priste nusen, e cila erdhi pak çaste më vonë, shoqëruar nga djali i tezes, në mungesë të babait të saj të ndjerë.

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, ishte ai i cili bëri celebrimin e çiftit, duke marrë dy “Po” të fuqishme nga çifti Marina dhe Geti, në pyetjen “A pranoni të jeni përherë bashkë?”.

Erion Veliaj celebroi çiftin Marina Vjollca dhe Getoar Selimi

Të lumtur pas betimit, çifti u larguan nga altari, gjersa Marina me një buzëqeshje përshëndeti të gjithë të pranishmit, në veçanti miqtë e ngushtë të getit ,reperët tjerë nga Babastars.

Gjithçka vazhdoi me transformimin e dytë të nuses, ku nga një bionde me flokë të lëshuara dhe vello shumë të hapur, kësaj radhe ajo realizoi një tjetër model flokësh në stilin të mbërthyer lart, kombinuar me vellon e dytë, e cila ishte stiluar enkas dhe me shije nga stilistja kosovare Blerina Kllokoqi – Rugova

Transformimi i dytë i Marina Vjollcës në dasmën e saj

Në orët e mbrëmjes nisi dasma, të ftuarit tashmë ishin akomoduar në një ambient më të mbyllur, ku fillimisht iu prezantua menyja e dasmës, gjersa pak minuta më vonë nisi muzika, për të cilët janë përkujdesur këngëtarë dhe grupe të njohura kosovare.

Lexo po ashtu Babastars martojnë liderin e tyre, të gjithë elegantë në dasmën e Getit (Foto)

Shkelzen Jetishi – Xeni, Ramadan Krasniqi – Dani dhe NRG Band janë vetëm disa nga emrat që performuan në natën e mbrëmshme.

Atmosfera vazhdoi me një vallëzim romantik nga çifti i mbrëmjes. Marina dhe Geti, tashmë zyrtarisht të martuar, po vallëzonin valsin e tyre të parë romantik nën tingujt e baladave.

Një vals romantik nga Marina dhe Geti në fillimin e dasmës

Pak e nga pak sallës së vallëzimit po i bashkoheshin edhe të pranishmit, ndër ta shumë personazhe VIP, të cilët dukeshin shumë të entuziazmuar dhe nuk nguruan që për asnjë çast të dhurojnë spektakël.

Lexo po ashtu Dukja e yjeve në dasmën e Getoar Selimit dhe Marina Vjollcës (Foto)

Motra e Marinës, Luana e cila po përcillte motrën, mor gjithashtu vëmendjen e duhur. Një fustan transparent dhe plto shkëlqim bëri që Luana të pëlqehet e komentohet gjithandej nëpër media. U tha se pranë saj gjendej edhe i dashur për të cilin aludohet vazhdimisht në media, Krenar Çoçaj….

Luana jep bekimin për motrën e saj Marina Vjollca, e cila dje shkoi nuse

Nuk mungoi edhe një vallëzim me vjehrrën, motrat dhe mikeshat e saj nga ana e Marinës, ndërkohë që të njëjtën gjë bëri edhe Geti, i cili vazhdimisht mundohej të hynte në ritmet e muzikës popullore.

Mes shumë festimeve dhe momenteve gazmore, orët kalonin shpejt, deri sa erdhi edhe momenti i tortës, ku një thikë e vetme e kapur me dy duar bëri që çifti të presë ëmbëlsirën e bardhë, që shënon një tjetër simbol të rëndësishëm të dasmës.

Marina e veshur në vellon e bardhë, me bekimin nga nëna dhe motrat e saj, me një shikim nga qielli nga babai i saj i ndjerë, dhe me një përcjellje dinjitoze në altar nga familjarët e saj, i dha fund beqarisë, duke u bërë kështu “Nuse e Kosovës”.

Marina Vjollca, një nuse kosove

Ndërkohë, familja Selimi duket se e ka mirëpritur si është më së miri nusen e madhe të shtëpisë.

Reperi i shumë pëlqyer nga publiku, Getoar Selimi, doli jashtë kornizave të stilit ‘reper’, duke u shfaqur plot elegancë në kostumin e dhëndrit, në ditën e tij më të veçantë.

Getoar Selimi, dhëndër

Marina Vjollca dhe Getoar Selimi janë tashmë zyrtarisht çifti më i ri në estradë, dhe dasma e tyre është cilësuar si ‘dasma e vitit’. /Telegrafi/

Sondazh: