Të tjera detaje janë zbuluar për Armelën, banoren e ‘Big Brother Albania 9’ e cila ka tërhequr mjaft vëmendje në këtë edicion.
‘Xing.al’ zbuloi ditën e sotme se brunia simpatike kishte marrë pjesë në ‘Miss Universe Albania 2016’, ndërsa ‘Blitz’ shkruan se miq të saj kanë deklaruar që Armela ka jetuar disa kohë në Amsterdam si hostess (mikpritëse e cila shoqëron klientët ose personat që kanë rezervuar në tavolinat e tyre për të shmangur rrëmujën).
Në anën tjetër, “Nuk jam lepur”, i thotë Danjeli në fillim Fotinisë, e cila shkon ta përkëdhelë, ndërsa ai ishte duke u stërvitur, por më pas i kërkon asaj të largohet.
“Të lutem largohet se më shohin të shtëpisë”, i thotë Danjeli. /TCH/Telegrafi/