Telegrafi

Përleshje në mbledhjen e LDK-së në Vranjevc, disa persona të arrestuar

Një përleshje tjetër ka ndodhur, sot rreth orës 21:00, në LDK-në e Vranjevcit.

Trupa të shumta policore janë parë tek zyra ku ka ndodhur incidenti.

Sipas raportimeve të medieve besohet se përleshja ka ndodhur mes policisë dhe disa personave të pa identifikuar.

Lexo po ashtu Përplasje verbale në LDK mes përkrahësve të Arban Abrashit dhe Hazir Borovcit (Video)

Deri më tani procesin e brendshëm zgjedhor të LDK-së e kanë përcjellë incidente të shumta, sidomos në Prishtinë.

Dje në degën e LDK-së tek “Mati 1” pati përleshje deri sa po mbahej kuvendi zgjedhor.

Në përplasje ishin përfshi përkrahësit e ish-ministrit Arban Abrashi dhe kryetarit të Degës III, Hazir Borovcit, pasi që të dytë pretendojnë pozitën e parë të Degës së III të LDK-së, e njohur si Dega e Ibrahim Rugovës.

Lidhur me rastin Telegrafi ka tentuar të flasë me policinë, për ta konfirmuar, por nuk ka mundur të marrë përgjigje.