Site icon Telegrafi

Sigurimi përleshet fizikisht me disa persona në një qendër tregtare në Prizren – nuk i respektuan masat anti-COVID

Një rrahje mes katër personave ka ndodhur rreth orës 18:45, në një qendër tregtare në Prizren.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit, Vesel Gashi, ka bërë të ditur se në incident janë përfshirë edhe pjesëtarë të sigurimit të qendrës.

Sipas tij, katër persona janë shoqëruar në stacionin policor në Prizren.

Tutje tha se deri te rrahja sipas informacioneve të para thuhet se ka ardhur për shkak të mosrespektimit të masave anti-COVID që janë në fuqi.

“Njësiti i Policisë i janë përgjigjur këtij rasti dhe në stacionin policor janë shoqëruar katër persona të përfshirë në përleshje. Hetuesit në koordinim me Prokurorin e shtetit janë duke u marrë me rastin. Të dyshuarit do të ndalohen deri në 6 orë derisa të kryhen procedurat. Deri te kjo përleshje kanë ardhur pasi personat nuk i janë bindur sigurimit për vendosjen e maskave”, deklaroi Gashi. /Telegrafi/

Exit mobile version