Telegrafi

Përleshje në një restorant të Liverpoolit – gratë godasin me grushte njëra-tjetrën, njëra u godit me një pasqyrë

Ky është momenti kur një përleshje e dhunshme shpërtheu në një restorant të mbushur me njerëz, ndërsa gratë përdorën edhe grushtet dhe njëra u godit me një pasqyrë.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, pamjet tronditëse të përleshjes treguan një grup grash që luftonin në një restorant në Liverpool, të dielën.

Aty, ndër tjerash thuhet se një grua kapi një tjetër nga flokët dhe i ra me grushte në kokë.

Një nënë e tmerruar mund të shihej duke mbrojtur kokën e vajzës së saj teksa sherri shpërtheu në restorantin e bukur.

Është e paqartë se çfarë e ndezi luftën e tmerrshme në atë që supozohej të ishte një ditë e mirë për të festuar. /Telegrafi/