Site icon Telegrafi

Përleshje në tubimin e LDK-së në Koshare të Ferizajt, policia jep detajet

Gjatë tubimit të Lidhjes Demokratike të Kosovës në fshatin Koshare të komunës së Ferizajt, ka ndodhur një përleshje.

Rasti është konfirmuar nga Policia e Kosovës. Majori Mehmet Ali Hajdini e ka thënë për Telegrafin, se në këtë përleshje ka mbetur i lënduar një person.

“Në fshatin Koshare komuna e Ferizajt ka qenë një tubim zgjedhor i LDK-së, aty ka filluar një përleshje fizike mes dy grupeve. Dyshohet që ka të lënduar, ku një person është nisur në Prishtinë për shkak të lëndimit në sy”, ka thënë ai.

Sipas tij, policia deri më tani ka arrestuar katër persona.

“Policia ka arrestuar katër persona, dyshohet se mund të ketë edhe persona tjerë. Është njoftua prokurori kujdestar, dhe në bazë të urdhrit jemi duke vazhduar hetimet”, ka thënë Hajdini./Telegrafi/

Exit mobile version