Site icon Telegrafi

Përleshje në sheshin “Adem Jashari” në Skenderaj, një i mitur i lënduar

Një përleshje ka ndodhur sot në sheshin “Adem Jashari” në Skenderaj, ku dy të mitur kanë pësuar lëndime.

Sipas zëdhënësit të Policisë për Rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti, ngjarja është raportuar rreth orës 14:17.

“Nga hetimet fillestare bëhet e ditur se si pasojë e përleshjes dy persona të moshës së mitur kanë pësuar lëndime. Të njëjtit janë dërguar për trajtim mjekësor, dhe njëri prej tyre ka pësuar lëndime nga një mjet i mprehtë,” tha Zahiti.

Hetuesit policorë janë duke vazhduar me hetimet për të sqaruar rrethanat dhe shkaqet që çuan në këtë incident.

Autoritetet kanë apeluar për bashkëpunim nga qytetarët për të ndihmuar në zbardhjen e plotë të rastit./Telegrafi/

Exit mobile version