Site icon Telegrafi

Përleshje në rrugën “C” në Prishtinë – policia arreston tre persona dhe konfiskon një armë zjarri

Foto: Ilustrim

Një përleshje mes disa personave ka ndodhur të shtunën rreth orës 17:30, në rrugën “C”  në Prishtinë.

Njësitet e policisë kanë reaguar duke arrestuar tre persona. Po ashtu është konfiskuar një armë zjarri.

Rastin e ka bërë të ditur, zëdhënësi i policisë, Bajram Krasniqi.

“Në ora 17:30, njësi të reagimit të shpejtë, në ‘Rugën C’ kanë hasur në një mosmarrëveshje në të cilën kanë reaguar. Policia ka ndërhyrë, ka konfiskuar një armë dhe ka ndaluar tre persona. Njësitet e Policisë ‘Jugu” janë edhe në këto çaste duke e trajtuar rastin”, ka thënë Krasniqi./Telegrafi.

 

Exit mobile version