Telegrafi

Përleshje në Podujevë, një person theret me thikë

Foto: Ilustrim

Një person është plagosur nga therja me thikë, në një përleshje që ka ndodhur sonte në Podujevë.

Ngjarjen e ka konfirmuar për Telegrafin Agron Borovci – zëdhënës i Policisë së Kosovës.

“Sot rreth orës 21 :00, kemi marrë informatën se në rrugën ’19 Qershori’ në Podujevë, ka një përleshje fizike. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe bazuar në të dhënat fillestare dyshohet që nga një mjet i mprehtë është lënduar një person. I njëjti është dërguar për trajtim mjekësor”, ka thënë Borovci.

Sipas tij, hetuesit policorë kanë nisur një hetim lidhur me rrethanat e këtij rasti. /Telegrafi/