Site icon Telegrafi

Përleshje mes disa personave në Pejë, njëri nga ta merr lëndime trupore

Foto: Ilustrim

Të dielën, disa persona (të mitur) janë përleshur mes vete në qendër të Pejës – si pasojë njëri nga ta është lënduar me mjete të mprehta.

Rastin e ka bërë të ditur zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova.

Ai ka thënë se lidhur me rastin janë njoftuar rreth orës 21:50 dhe me të pranuar informatën, njësitë policore janë nisur për në vendin e ngjarjes.

“Një person ka pësuar lëndime trupore dhe i njëjti është dërguar për tretman mjekësor”, tha Rugova.

“Të dyshuarit tanimë të njohur për policinë janë në arrati dhe policia po bën të pamundurën për t’i kapur”, ka deklaruar Rugova.

Exit mobile version