Një ligjvënës që përfaqëson partinë në pushtet të Ukrainës “Shërbyesit e Popullit” është shtruar në spital pas një përleshje në parlament.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, ka qenë përfaqësuesja e partisë në parlament, Yevhenia Kravchuk, ajo që ka shkruar në Facebook se kolegu i saj Andriy Bohdanets ishte pranuar në spital me një tronditje të dyshuar pas përleshjes në 11 dhjetor.
Siç thuhet tutje, Bohdanets dhe Eduard Leonov i partisë nacionaliste “Svoboda” shkëmbyen grushte kur një vendim parlamentar filloi debatimin për një projekt-projektligj që lejonte privatizimin e tokës bujqësore.
Thuhet se partia “Svoboda” ka kundërshtuar prej kohësh çështjen.
Në një deklaratë, partia në pushtet “Shërbyesit e Popullit” e quajti incidentin “një provokim i qëllimshëm që synon të prishë procesin e bërjes së ligjit dhe të destabilizojë situatën në parlament për përfitimin e forcave të caktuara politike”.
Ndërkohë, partia Svoboda këmbëngul se përleshja ishte nisur nga Bohdanets.
Forca e Policisë Kombëtare tha se ajo ka nisur një hetim për incidentin.
Ndryshe, bëhet e ditur se Ukraina futi një moratorium të shitjeve të tokave në vitin 2001 deri në 1 janar të vitit 2020.
Më 13 nëntor, ligjvënësit ukrainas miratuan në leximin e parë projekt-ligjin që lejon shitjen e tokës bujqësore që nga tetori i vitit 2020.
Plani për të lejuar shitjen e tokës në Ukrainë është mbështetur nga subjektet perëndimore, përfshirë Fondin Monetar Ndërkombëtar dhe Gjykatën Evropiane të të Drejtave të Njeriut. Por shumë kritikë kanë frikë se një veprim i tillë do t’i shohë të huajt të blejnë tokë. /Telegrafi/