Site icon Telegrafi

Përleshje në një shkollë të Prishtinës, arrestohen katër nxënës

Katër nxënës në një shkollë në Prishtinë janë arrestuar gjatë ditës së sotme për shkak të një përleshjeje fizike mes tyre.

Zëdhënësja e policisë për Rajonin e Prishtinës Flora Ahmeti, ka deklaruar se një person ka pësuar lëndime.

“Sot rreth orës 10:00, kemi pranuar informatën për një përleshje fizike në mes të disa personave, në një shkollë në Prishtinë. Në këtë rast është lënduar një person, të cilit i është dhënë trajtimi i nevojshëm mjekësor”.

“Nga ana e zyrtarëve policor, të stacionit jugu në Prishtinë, janë arrestuar katër persona të dyshuar (meshkuj të mitur), të cilët pas intervistimit nga ana e policisë me vendim të prokurorit të shtetit, janë dërguar në mbajtje. Ndaj tyre është iniciuar rast për veprën lëndim trupor”, tha tutje Ahmeti./Telegrafi/

 

Exit mobile version