Telegrafi

Përleshje në një lokal në Prishtinë, arrestohen pesë persona

Disa persona janë përleshur fizikisht, të premten mbrëma në Prishtinë.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën B, rreth orës 19:50.

Rastin e ka bërë të ditur zëdhënësi i policisë, Bajram Krasniqi.

Ai ka thënë janë arrestuar pesë persona.

“Sonte, në ora 19:50, policia është njoftuar për një rast në një lokal në ‘Rrugën B’. Policia me të pranuar informatën ka intervenuar në atë lokacion.

Në Stacionin Policor ‘Jugu’, janë shoqëruar pesë persona të përfshirë në një mosmarrëveshje-rrahje, rasti është duke u kompletuar dhe në konsultim me prokurorin do të procedohet me tutje”, ka deklaruar Krasniqi./Telegrafi/