Policia e Kosovës mbrëmë rreth orës 20:00, policia ka marrë informacionin se në fshatin Grackë e vjetër të Lipjanit, ka pasur një përleshje në mes të disa personave.
Menjëherë pas marrjes së këtij informacioni në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet e nevojshme policore, të cilat janë ballafaquar me veprime të dhunshme dhe sjellje agresive nga personat e dyshuar.
Për të mbajtur nën kontroll situatën si dhe për të kontrolluar sjelljet agresive të tyre, zyrtarët policor kanë ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme konform autorizimeve policore dhe kanë ndaluar përleshjen, duke arrestuar dy persona të dyshuar M. M, 29 vjeç dheF. S, mashkull, 19 vjeç.
Personat e dyshuar janë liruar në procedurë të rregullt me urdhër të prokurorit të shtetit pas përfundimin e procedurave të nevojshme policore dhe ndaj tyre është iniciuar rasti lëndim i lehtë trupor. /Telegrafi/