Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR), ka ndodhur sot një përleshje mes vëzhguesve të Nismas dhe LVV-së.
Të paktën kështu ka deklaruar vetë Endrit Zabërgja, i cili përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se është sulmuar nga vëzhguesit e Vetëvendosjes.
“Tinëzarët qyqarë të Vetëvendosjes, të cilët nuk po mund ta kontrollojnë mllefin që u shkaktua nga anulimi i votave SRPSKA, po e manifestojnë me sulme nga mbrapa sepse ju mungon guximi për ballafaqim direkt dhe me argumente”, ka shkruar Zabërgja.
Ndryshe Telegrafi ka kontaktuar edhe përfaqësuesin e LVV-së në KQZ, Adnan Rrustemi, i cili ka thënë se nuk është në dijeni për këtë rast.
Postimi i plotë:
Tinëzarët qyqarë të Vetëvendosjes, të cilët nuk po mund ta kontrollojnë mllefin që u shkaktua nga anulimi i votave SRPSKA, po e manifestojnë me sulme nga mbrapa sepse ju mungon guximi për ballafaqim direkt dhe me argumente.
Në pamundësi për të grabitur mandate, ata në QNR po synojnë të vjedhin vota duke tentuar ti bëjnë votat tona të pavlefshme, përderisa rinumërimi është afër përfundimit.
Matrapazë hipokrit, kaq e patët për QNR, shihemi në përballjet tjera politike! /Telegrafi/