Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar tre persona të cilët janë përleshur fizikisht në mes vete.
Rasti ka ndodhur në rrugën “Zagrebi” në Prishtinë, të hënën rreth orës 14:30.
“Janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj kosovar pasi që të njëjtit pas një mosmarrëveshje janë përleshur fizikisht në mes vete. Si pasoj të dyshuarit kanë pësuar lëndime trupore dhe të njëjtit kanë pranuar tretman mjekësor”, thuhet në raport.
Me vendim të prokurorit pas intervistimit dy të dyshuar dërgohen në mbajtje, ndërsa një lirohet në procedurë të rregullt. /Telegrafi/