Telegrafi

Përleshje mes tifozëve të Chelseat dhe Arsenalit, dy prej tyre përfundojnë në spital

Dy tifozë janë lënduar në një përplasje të dhunshme midis fansave të Chelseat dhe Arsenalit në Baku.

Një artikull i Haqqin.az, gazetë në Azerbajxhan, shkruan se dy vetë u dërguan me urgjencë në një spital të afërt të kryeqytetit azer.

Njëri prej tifozëve thuhet se ka marrë një plagë në kokë dhe është dërguar në Spitalin Qendror të Klinikës.

Një tjetër është raportuar të ketë pësuar një plagë në fytyre dhe është trajtuar fillimisht në vendngjarje për ta dërguar më pas në spital

Ministria e Shëndetësisë e këtij vendi ka konfirmuar lajmin e përleshjes mes taborreve të dyja klubeve, e cila ishte zhvilluar në një lokal nate.

Ndryshe, Chelsea dhe Arsenali do të takohen sonte në finalen e Ligës së Evropës me fillim në ora 21:00. /Telegrafi/