Telegrafi

Përleshje mes prindërve në një ndeshje basketbolli, të paktën një i vdekur në Vermont

Një tifoz humbi jetën si pasojë e një përleshjeje në një ndeshje basketbolli të shkollave fillore në qytetin e Aalburgut, Vermont.

Në momentin kur nxënëset e dyja shkollave – Aalburg dhe Saint Albans – po luanin basketboll, nisi një mosmarrëveshje mes prindërve, i cili konflikt fizik u ndal pas pak minutash, para se policia të arrinte në vendngjarje.

Megjithatë, një burrë i quajtur Russell Giroux u ankua në polici për lëndimet që kishte marrë dhe pasi u transferua në një spital, u njoftua se 60-vjeçari, i cili besohet se është prindi i njërit prej lojtareve, vdiq si rezultat i rrahjeve.

Njëri prind ka regjistruar skenat e sherrit tronditës dhe i ka publikuar në rrjetet sociale.

“Kam nevojë që ju të shpërndani një video të lojës së basketbollit të vajzës sime në shkollën fillore. Prindi u vra. Çfarë nuk shkon me këtë vend”, pyeti burri.

Ndryshe, policia amerikane tashmë ka nisur hetimet në lidhje me rastin ndërsa ka arrestuar disa persona. /Telegrafi/