Telegrafi

Përleshje mes një grupi protestuesish dhe policisë meksikane, tentonin t’ia mësynin ambasadës izraelite në Mexico City

Përleshjet kanë shpërthyer mes policisë meksikane dhe një grup protestuesish që janë mbledhur para ambasadës izraelit në Mexico City.

Rreth 200 persona iu bashkuan demonstratës “Aksioni urgjent për Rafah” jashtë ambasadës izraelite të martën, transmeton Telegrafi.

Përplasja me policinë filloi pasi disa protestues kërkuan të thyejnë barrierat që i pengonin ata të arrinin në misionin diplomatik.

Protestuesit mbuluan fytyrat e tyre dhe hodhën gurë mbi policinë meksikane, duke tentuar të zhbllokojnë rrugën e tyre drejt kompleksit në lagjen Lomas de Chapultepec të qytetit.

Policia përdori gaz lotsjellës për të shpërndarë turmën. Demonstrata u thirr pas sulmit izraelit të së dielës në mbrëmje në një kamp zhvendosjeje jashtë Rafah, i cili vrau 45 njerëz sipas zyrtarëve palestinezë. /Telegrafi/