Site icon Telegrafi

Përleshje mes Kimmichut dhe Rudigerit

EPPAN, ITALY - MAY 29: Joshua Kimmich (L) battles for the ball with Antonio Ruediger during a training session of the German national team at Sportanlage Rungg on day seven of the Southern Tyrol Training Camp on May 29, 2018 in Eppan, Italy. (Photo by Alexander Hassenstein/Bongarts/Getty Images)

Joshua Kimmichut dhe Antonio Rudiger u përleshën gjatë stërvitjes me kombëtare gjermane.

Gjermania është duke u përgatitur për botërorin rus në Itali dhe ka pasur një konflikt mes dy futbollistëve.

E përditshmja gjermane, “Bild” shkruan se dy prej tyre janë kacafytur pas një loje të ashpër gjatë stërvitjeve.

Por, për të mos eskaluara situata edhe më tepër intervenoi asistenti i përzgjedhësit dhe ish lojtar i shquar kombëtares, Miroslav Klose.

Në të njëjtin stërvitje, Julian Draxler u godit me bërryl në fytyrë, por ai vazhdoi pas ndihmës mjekësore.

Joachim Low ka sjellë 27 lojtarë në shtetin italian, kështu që katër prej tyre nuk do të ftohen në Kampionatin e Botës.

Gjermania do të luajë në Grupin F me Meksikën, Suedinë dhe Korenë e Jugut.

Theksojmë se “Pancerët” janë kampion aktual pasi që në finale kishin triumfuar kundër Argjentinës. /Telegrafi/

Exit mobile version