Policia e Kosovës njofton se rreth orës 00:49, është njoftuar se një person ndodhej në emergjencën e spitalit të Prizrenit dhe ishte në gjendje të rëndë shëndetësore, pasi dyshohej se është therur me thikë nga një person i panjohur.
Lidhur me rastin është arrestuar një i dyshuar me inicialet V.Z., 21-vjeçar.
“Të gjitha njësitë relevante policore duke përfshirë, patrullën, hetuesit dhe njësinë e Forenzikës kanë dal në vendin e ngjarjes dhe pas një pune intensive operative – hetimore kanë arritur të identifikojnë dhe arrestojnë të dyshuarin, V.Z (2001)”, thuhet në komunikatën për media.
Të njëjtit policia bën të ditur se fillimisht i është dhënë ndihma mjekësore për shkak të lëndimeve që kishte në dorë, e më pas është intervistuar në prezencë të avokatit mbrojtës.
Në vendngjarje thuhet se është gjetur dhe sekuestruar një armë AK-47 dhe një gëzhojë.
“Bazuar në hetimet e deritanishme dyshohet se rasti ka ndodhur për shkak të një ngatërrese të mëhershme, ku dyshohet se ka filluar si konflikt verbal dhe më pas ka përfunduar me përdorim të armëve. Personi i lënduar, në këtë rast i dyshuari, E.B. (2002) nuk është intervistuar ende për shkak se është në trajtim mjekësor”.
Me vendim të prokurorisë kompetente, ndaj dyshuarve është shqiptuar masa e ndalimit policor për 48 orë.
“Njësitë policore në Prizren janë duke kryer kërkimet për gjetjen e armës së ftohtë (thikë) si dhe ekzaminime tjera forenzike për të siguruar prova tjera materiale për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit”, përfundon njoftimi. /Telegrafi/