Telegrafi

Përleshje mes dy personave në Deçan, njëri nga ta gjuan me armë

Foto: Ilustrim

Një person është arrestuar, i cili pas një zënke me një person tjetër kishte shtënë me armë.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur të martën rreth orës 20:15, në Deçan.

Siç thuhet në raport, nga i dyshuari është konfiskuar një armë, dhjetë fishekë dhe një gëzhojë, ndërsa nuk raportohet për të lënduar.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që pas një zënke që kishte pasur me viktimën mashkull kosovar kishte shtënë me armë. Nga i dyshuari është konfiskuar një armë, dhjetë fishekë dhe një gëzhojë. Nuk raportohet për të lënduar. Me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje”, thuhet në raport. /Telegrafi/