Një femër është arrestuar, e cila pas një mosmarrëveshje kishte sulmuar një femër tjetër.
Sipas raportit të Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur të mërkurën rreth orës 11:00, në Klinë.
Siç thuhet në raport, viktima kishte marr lëndime trupore e cila më pas është dërguar për trajtim mjekësor.
“Është arrestuar e dyshuara femër kosovare e cila pas një mosmarrëveshje e kishte sulmuar fizikisht viktimën femër kosovare e cila si pasojë kishte pësuar lëndime dhe ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit e dyshuara është dërguar në mbajtje për 48 orë, rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në raport. /Telegrafi/