Site icon Telegrafi

Përleshje masive tek stacioni i autobusëve në Ferizaj, tre persona shoqërohen në polici

Një përleshje fizike në mes të disa personave ka ndodhur tek stacioni i autobusëve në Ferizaj. Rasti dyshohet se ka ndodhur të hënën, ndërkaq pamjet në rrejtët sociale janë publikuar sot.

Lidhur me këtë rast, zëdhënësi i policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli në një prononcim për Telegrafin ka bërë të ditur se deri më tani tre persona janë shoqëruar në polici.

“Policia e stacionit në Ferizaj ka pranuar një informatë për një përleshje fizike mes disa personave që ka ndodhur tek stacioni i autobusëve në rrugën ” Ahmet Kaçiku” në Ferizaj. Deri më tani janë shoqëruar tre persona në polici, dy prej tyre si të dyshimtë dhe një dëshmitar”, ka thënë Veseli.

Ai ka shtuar se hetuesit policorë janë duke punuar intensivisht në identifikimin edhe të personave tjerë në rastin e përleshjes fizike tek stacionit i autobusëve.

“Janë siguruar videoinçizime dhe janë duke u përpunuar të dhënat. Për informata tjera do të njoftoheni me kohë”, u shpreh Veseli. /Telegrafi/

Exit mobile version