Site icon Telegrafi

Përleshje masive në një “Burger King” në Britani, një viktimë ‘goditet me çekan’ para dëshmitarëve të shokuar

Një përleshje e disa personave që pa një viktimë duke u goditur me një çekiç u kap nga kamerat, ndërsa shpërtheu në një Burger King.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, lufta filloi në degën Hove të zinxhirit të burgerëve në Old Shoreham Road – Britani të Madhe, rreth orës 6.30 pasdite të hënën.

Siç edhe mund të shihet, kalimtarët e shikonin të alarmuar ndërsa përleshja përhapet në të gjithë restorantin.

Në pamjet video të marra brenda degës, të rinjtë mund të shihen duke grushtuar dhe shkelmuar njëri-tjetrin, mbi tavolina dhe karrige.

Rreth 15 adoleshentë mendohet të jenë përfshirë në grushtim dhe policia thotë se një person dyshohet se u godit me një çekiç.

Një burrë që filmon incidentin mund të dëgjohet duke thënë se njëri mbante një çekiç.

Dëshmitarët thanë se skena ishte një grindje masive, megjithatë shkaku mbetet i panjohur. /Telegrafi/

Exit mobile version