Përleshje masive mes disa personave ka ndodhur ditën e djeshme në fshatin Serboban të Istogut.
Sipas Policisë së Kosovës në përleshje janë përfshirë disa persona ku si pasojë janë lënduar dy persona dhe janë arrestuar dy tri gra/vajza.
“Janë arrestuar katër persona tri femra K/Shqiptare dhe një mashkull K/Shqiptar të cilët pas një mosmarrëveshje ishin përfshi në rrahje, ku si pasojë e rrahjes lëndime trupore kanë pësuar dy viktima të mitur meshkuj K/Shqiptarë si dhe dy të dyshuara të cilët kanë marr tretman mjekësor”, njofton Policia.
Pas intervistimit siç njofton Policia dy të dyshuara me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje, kurse dy të tjerë janë liruar në procedurë të rregullt, përcjell Telegrafi