Telegrafi

Përleshje masive në Gjakovë, lëndohen gjashtë persona

Foto: Ilustrim

Gjashtë persona, njëri ndër ta i mitur pas një mosmarrëveshje janë përleshë në mes vete.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur të premten rreth orës 13:30 në rrugën “Gjon Nikollë Kazazi”, në Gjakovë.

Siç thuhet në raport, dyshohet se gjatë rrahjes janë përdorur mjete të mprehta, ku në vendin e ngjarjes janë konfiskuar dy sosh.

Tutje në raport thuhet se të dyshuarit kanë pësuar lëndime trupore, njëri nga të lënduarit është dërguar në QKUK për tretman mjekësor, ndërsa të tjerët pas tretmanit mjekësor janë liruar.

“Gjashtë të dyshuar meshkuj  kosovarë (njëri i mitur), pas një mosmarrëveshje janë përleshja në mes vete. Dyshohet se gjatë rrahjes janë përdorur mjete të mprehta, ku në vendin e ngjarjes janë konfiskuar dy mjete të mprehta. Të dyshuarit kanë pësuar lëndime trupore, njëri nga të lënduarit është dërguar në QKUK për tretman mjekësor, ndërsa të tjerët pas tretmanit mjekësor janë liruar. Me vendim të prokurorit, pestë të dyshuar janë dërguar në mbajtje, ndërsa i dyshuari i mitur është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raport. /Telegrafi/