Telegrafi

Dy femra nga Shqipëria dhe tre meshkuj nga Kosova përleshen mes vete në Gjakovë

Foto: Ilustrim

Pesë persona, tre meshkuj dhe dy femra (shtetas të Shqipërisë) janë arrestuar, të cilët pas një mosmarrëveshje janë përleshur mes vete.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur të mërkurën rreth orës 13:50, në Gjakovë.

Siç thuhet në raport, dy prej tyre kanë pësuar lëndime trupore dhe kanë pranuar tretman mjekësor.

“Janë arrestuar pesë të dyshuar, tre meshkuj kosovarë dhe dy femra shqiptare shtetase të Shqipërisë, pasi që të njëjtit pas një mosmarrëveshje janë përleshur në mes vete. Dy prej tyre kanë pësuar lëndime trupore dhe kanë pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit tre të dyshuarit dërgohen në mbajtje, ndërsa të dyshuarat lirohen në procedurë të rregullt”, thuhet në raport. /Telegrafi/