Në orët e mbrëmjes së sotme, policia në Mitrovicë ka arrestuar dy persona të dyshuar për përfshirje në veprën penale ‘’Vrasje në Tentativë’’.
Arrestimi i dy të dyshuarve V.B., 26 vjeçar dhe A.B., 33 vjeçar, është bërë mbi dyshime të arsyeshme se rreth orës 17:00, në fshatin Bare të Mitrovicës si pasojë e përleshjes me mjete të forta u kanë shkaktuar lëndime trupore tre ankuesve të cilët kanë pranuar tretman mjekësor.
Nga hetimet fillestare bëhet e ditur se nga të dyshuarit në drejtim të drejtim të ankuesve është shtënë me armë zjarri, nuk raportohet për të lënduar nga arma e zjarrit.
Në vendin e ngjarjes në cilësi të provave materiale është gjetur një gëzhojë dhe një fishek.
Policia njofton se lidhur me rastin dhe veprimet e ndërmarra, me urdhër të prokurorit te rastit dy të dyshuarve u është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.
Ndaj tyre janë iniciuar raste për veprat ‘’Vrasje në Tentativë’’, ‘’Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm’’, ’’Armëmbajtje pa leje’’ dhe ‘’Lëndim i lehtë trupor’./Telegrafi/