Telegrafi

Përleshje me grushta në LDK-në e Ferizajt (Video)

LDK po mban zgjedhjet e brendshme, të cilat herë pas herë po shënohen me incidente.

Pas asaj në Vranjevc, e në Mati1, sot një tjetër përleshje ka ndodhur gjatë procesit zgjedhor të LDK-së në Ferizaj.

Sipas një video-incizim që ka siguruar Telegrafi, shihen teksa fjalosen dhe grushtohen mes vete.

Lexo po ashtu Përleshjet në LDK, reagon Isa Mustafa - tubimet tona po i prishin njerëz të partive tjera

Ngjarja ka ndodhur në një shkollë në fshatin Koshare, ndërkaq pas kësaj nuk ka vazhduar mbajtja e zgjedhjeve të brendshme të kësaj partie.

Ndërkaq, për përleshjet në LDK, ka folur kreu i kësaj partie, Isa Mustafa.

Ai, të shtunën përmes një shkrimi në Facebook, ka thënë se ata që po prishin tubimet e LDK-së  janë nga partitë e tjera.

Lexo po ashtu Hoti flet për incidentet në zgjedhjet e LDK-së: Raste të izoluara që nuk janë në kulturën e partisë (Video)

“Të gjithë duhet ta dinë se çdo proces zgjedhor i cili nuk respekton Statusin e LDK-së, Rregulloren e zgjedhjeve dhe që nuk është transparent ndaj anëtarësisë nuk do të pranohet”, ka thënë më tej Mustafa.

Ndërkaq, shefi i grupit parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti në një intervistë për “Përballje ditore”, duke i komentuar  incidentet që kanë ndodhur në disa nëndegë dhe degë të zgjedhjeve të brendshme në këtë subjekt politik i ka quajtur raste si të izoluara dhe që nuk janë në kulturën e Lidhjes Demokratike të Kosovës. /Telegrafi/