Dy përleshje fizike kanë ndodhur të shtunën në një qendër tregtare në Prizren.
Si pasojë disa persona kanë marrë lëndime trupore.
Rastin e ka bërë të ditur Zëdhënësi i Drejtorisë së Policisë në Prizren, Vesel Gashi.
Sipas tij në njërin nga rastet, në vendin e ngjarjes është gjetur edhe një pistoletë që nuk ishte përdorur.
Ai ka njoftuar se policia me njësitet e saj kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe janë në fazën fillestare të hetimeve.
“Më vonë do të mësohet hetimi se cilat kanë qenë motivet e këtyre dy rrahjeve”, ka thënë Gashi./Telegrafi/