Telegrafi

Përleshje fizike në Prishtinë, tre të arrestuar

Foto: Ilustrim

Tre persona janë arrestuar pasi janë përleshur fizikisht të monumenti New Born, në Prishtinë.

Rasti ka ndodhur rreth orës 19:00 njofton Policia.

Të dyshuarit gjendeshin në një kafe-bar afër stacionit policor në Prishtinë, dhe në momentin kur kanë dashur të largohen, janë arrestuar nga policët civilë.

‘’Ka qenë një rrahje, një polic në rroba civile ka intervenuar, pastaj kane asistuar edhe policë në uniformë dhe kanë shoqëruar tre të dyshuar në Stacionin Policor Qendra’’ ka thënë Policia.

Lexo po ashtu Rrihet rëndë një person në Prishtinë, vdes në QKUK

Ndërkaq, po ashtu sot (e shtunë), rreth orës 17:00, ka ndodhur një tjetër përleshje fizike, si pasojë një person ka vdekur.

Rasti ka ndodhur te nënkalimi i rrugës “Bill Clinton” në Prishtinë.

Policia ka thënë se personi është dërguar në emergjencë, por për shkak të lëndimeve, ka ndërruar jetë./Telegrafi/