Përleshje fizike ka ndodhur rreth orës 20:00 në rrugën ”Ibrahim Lutfiu” në Prishtinë.
Policia thotë se gjatë përleshjes, janë lënduar tre persona, ndërsa njëri prej tyre është shoqëruar në stacion policor.
Po ashtu është sekuestruar edhe një armë zjarri.
“Menjëherë pas marrjes së informatës njësiti kompetent, ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme që konsistojnë në hetimin e rrethanave që karakterizojnë ngjarjen. Bazuar në të dhënat fillestare Në vendin e ngjarjes policia ka gjetur një armë zjarri dhe po kryen procedurat e sekuestrimit”, ka thënë Policia.
Aktualisht hetuesit policor në koordinim me Prokurorinë, po ndërmarrin veprimet hetimore për ndriçimin e plotë të rastit./Telegrafi/